Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në volejboll (femrat), Naser Krasniqi, ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje se cila mund të jetë përbërja më e mirë e të gjitha kohërave. Ai ka numëruar disa nga turnetë në vitet e kaluara kur ishte trajner i kombëtares. “Mund ta veçoj turneun në Pescara të Italisë në vitin 2003, aty kombëtarja e vajzave zuri vendin e 3-të nga 6 ekipet, duke e mundur edhe kombëtaren e Shqipërisë që ishte po ashtu pjesëmarrëse në turne. Pastaj pas një viti, 2004, po ashtu kombëtarja ishe pjesëmarrëse në të njëjtin turne pra ‘Adriatic Cup’, ku në zumë vendin e 4-të nga 6 ekipet pjesëmarrëse. Pastaj sukses i kombëtares tonë ishte pjesëmarrja në turne ndërkombëtar në Qipro në vitin 2009 vendi i parë, ku mendoj se kemi pas një përbërje që ka qenë më e mira e të gjitha kohërave, përbërja ishte: Shemsije Asllanaj, Ganimete Gërbovci, Edona Gjinolli, Flutra Hasani, Vlora Hasani-Berisha, Vildane Jashari, Afërdita Sadiku, Deniza Hasani - Pacolli, Albulenë Ejupi, Shqipe Kçiku, Leonora Latifi, Arbenita Ymeri, Albana Hajdaraj. Selektor isha unë dhe ndihmës ishte Bahri Gjinovci”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.