Kadriu: Skenderaj gjithmonë lufton për titull - Bota Sot
Kadriu: Skenderaj gjithmonë lufton për titull

Volejboll

E premte, 25 maj 2018

Kadriu: Skenderaj gjithmonë lufton për titull

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:14
Ylli Kadriu

Në konkurrencën e femrave në volejboll, Skenderaj ka pretendime për kreun e tabelës. Vashat e Skenderajt dëshmuan paraqitje të mira në pjesën vjeshtore, duke zënë vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura dhe katër me pak se liderja Drita nga Gjilani.  Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, ka thënë se, ka pritur me shumë në pjesën pranverore.

“Të jem i sinqertë, kemi pritur më shumë, ndoshta të paktën të jemi me pikë të barabarta me vendin e parë, por e bëmë një gabim që nuk e kemi pritur dhe kjo na ndëshkoj. Megjithatë është vetëm sezoni i parë, gjërat mund të ndryshojë shumë në sezonin e dytë. Jam pjesërisht i kënaqur, sepse e di që ekipi im mund të reagoj shumë më mirë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kadriu. 

Ai beson e shpreson se në pjesën pranverore do të jetë garë edhe më e fortë në luftë për titullin e kampionit: “Besoj që do të ketë lojëra të mira dhe do të ketë rivalitet më të madh, ndoshta disa ekipe bëjnë edhe përforcime dhe kjo i ndryshon gjërat. Nëse gjendja është e njëjtë me sezonin e parë, prapë mendoj njëjtë që rivaliteti më i madh do të jetë mes KV Skenderajt dhe KV Dritës, duke mos e anashkaluar KV Kastriotin që ka bërë përmirësim të dukshëm kohëve të fundit”.

Drita, Kastrioti dhe Skenderaj, tri skuadra që pretendojnë titullin e kampionit. Në fakt, në pranverë pritet të rritet edhe cilësia sidomos disa ekipe edhe të përforcohen. A ka rritje të cilësisë në përgjithësi dhe çfarë i mungon më shumë këtij sporti? “Rritje? Besoj që ka, sidomos të katër ekipet e para, por edhe të disa lojtare në ekipet tjera, edhe pse mendoj që duhet stërvitje më e fortë dhe të ushtrojnë më gjatë. Në disa lojë kemi vërtet aksione të bukura dhe të fuqishme, por edhe është bërë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test