Njeriu që i mbijetoi stuhive!

Volejboll

Njeriu që i mbijetoi stuhive!

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Abedin Ibrahimi

Ofensivë pas ofensive, këmbëngulën ta rrezojnë nga pozita e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, por assesi nuk u rrëzua! Ky është Abedin Ibrahimi,  i cili me qetësinë dhe diplomacinë e tij triumfoi ndaj të tjerëve. Ibrahimi është triumfues në kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt nga mesi i dhjetorit. Njeriu që i mbijetoi stuhisë dhe tani ka misionin tjetër për vitin 2018, të punon edhe më shumë sidomos të përmirësojë shumë gjëra që ka nevojë volejbolli.

Ibrahimi kishte vetëbesim në vete, e dinte saktë se sa delegatë i ka pas vetes dhe tani është i qetë në fundvit pas gjithë atyre sulmeve në drejtim të tij. Sepse i mbijetoi stuhisë. Ose mund të quhet si njeriu që i mbijetoi çdo furtune edhe pse më të vërtet e ka pasur të vështirë, por ia doli. Asnjëherë nuk u dorëzua ndaj asnjë stuhie.

E çuditshme ka qenë, se me gjithë akuza të rënda, ai askujt nuk ia kthej as më të mirë as më të keq,  veproi në terren dhe siguroi mbështetjen.

Fitorja e tij nuk ka qenë e rastit, por fryt i angazhimit dhe që diti t’i bindë delegatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat