Kjo është vajza sportiste e kryetarit të FVK-së - Bota Sot
Kjo është vajza sportiste e kryetarit të FVK-së

Volejboll

E enjte, 16 gusht 2018

Kjo është vajza sportiste e kryetarit të FVK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:49
Në foto me medalje në duar shihet volejbollistja e mirënjohur, Nazmije Ibrahimi, ndryshe vajza e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës

Një foto mjaft tërheqëse në sportin skofiar! Në shkollën e Mesme Teknike “PjetërBogdani” në Ferizaj, është zhvilluar turneu në volejboll dhe në pingpong, një praktikë që duhet të ndiqet edhe nga të gjitha shkollat. Në foto me medalje në duar shihet volejbollistja e mirënjohur, Nazmije Ibrahimi, ndryshe vajza e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

“Në finalen e turneut (e mbajtur me 19 dhjetor)  në volejboll dhe pingpong që u zhvillua në Shkollën e Mesme Teknike ‘Pjetër Bogdani’ në Ferizaj, pata nderin t'i ndaj disa medale për më të suksesshmit dhe u ndjeva pjesë e suksesit të tyre. Ju dëshiroj sukses edhe në të ardhmen!”, shkruan Imri Musliu, zëvendësdrejtor i kësaj shkolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test