Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, përgatitet për sfidat e Kupës së FVK-së në volejboll (femrat). “Gara tradicionale ‘Kupa e FVK’ organizohet çdo vit në përfundim të pjesës vjeshtore të garave në Superligën e Kosovës në të dyja konkurrencat, me pjesëmarrës ekipet që kanë qenë pjesë e play off-it në sezonin e kaluar.
Këtë vit Kupa e FVK do të organizohet në Ferizaj në fundjavë, me 9 dhe 10 dhjetor! Të shtunën me dhjetor do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale me këtë orar:
Femrat
Nga ora 14:00 KV Drita - KV Prishtina Voley
Nga ora 16:00 KV Skenderaj - KV Kastrioti
Meshkujt
Nga ora 18:00 KV Peja - KV Prishtina Voley
Nga ora 20:00 KV Lubeteni - KV DrenicaR&R
Te dielën me datë 10 dhjetor zhvillohen ndeshjet finale”, bëhet e ditur në faqen e Dritës.