Mehmeti: Në sy të kryetarit dhe bordit, ka luajtur fals Jashari

Volejboll

Mehmeti: Në sy të kryetarit dhe bordit, ka luajtur fals Jashari

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:09
Mehdi Mehmeti

Në volejboll ka kohë që ka pakënaqësi të mëdha dhe akuza të panumërta në drejtim të Federatës së Volejbollit të Kosovës. Ditë më parë Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) i përgjigjet përmes një letre klubit Prishtina F. (femrat) për ankesën që kishin bërë para disa muajve dhe kjo ka trimëruar edhe më shumë klubin prishtinas që t’i luftojë parregullsitë. Kryetari i klubit Prishtina F., Mehdi Mehmedi është zotuar se do të paraqes të gjitha parregullsitë që ndodhin dhe ai ka folur edhe me emra se kush janë shkelësit e rregullave.

 “Bota sot”: Mehdi, vjen letra nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), çfarë nënkupton kjo për ju si klub i Prishtina F.?

Mehdi Mehmeti: Siç e kemi bë të ditur në ankesat tona drejtuar FVK-ës, mediave, KOK-ut, Departamentit të Sportit, por krejt ky paralajmërim i yni hasi në vesh të shurdhër dhe ne si klub e pamë të rrugës t’i drejtohemi CEV-it.

“Bota sot”: Çfarë pritet pas kësaj letre?

Mehdi Mehmeti: Me rregull Kampionati duhet të shpallet i pavlefshëm si të vajzat ashtu edhe të djemtë.

“Bota sot”: A besoni se do të ndodhë?

Mehdi Mehmeti: Jo, se di se jo. Ne veç kemi filluar edicionin 2017-2018 në Ligën e Parë. Se të gjithë mendonin se në këtë po e bëjmë për arsye të rënies nga Superliga. Klubin tonë e vunë në shënjestër njerëzit e afër të kryetarit të FVK-ës ku gjate kampionatit pati kurdisje të ndeshjeve dhe kryetari por edhe bordi nuk e panë të rrugës që t’i stopojnë këto të meta. CEV nuk është organ se do të na drejtoj neve kampionatin, ai vetëm ju ka treguar për lojtaret dhe lojtarët të cilat kanë shkelur rregulloren e CEV-it të paraqitjes së tyre në lojëra pa dokumentacion adekuat. Dhe këta lojtare kanë shkelur rregulloren e CEV-it dhe rregulloren e FVK-ës.

“Bota sot”: A shpresoni se CEV do të ketë argumente ta ndëshkojë FVK-në?

Mehdi Mehmeti: CEV-i ka plotë argumente që ta ndëshkoj FVK-ën, së pari paraqitja e lojtares në lojën Skenderajt me ekipin hungarez, ku lojtarja Villdane Jashari luajti në emër të Ardiana Krasniqit. Dhe paraqitja e Adelajda Prengës në kualifikime për botërorin e cila u mbajt në Bullgari. Këtu CEV ka mundur materialisht ta dëmtojë shumë FVK-ën por këta kanë qenë tolerant duke ditur se jemi Federatë e re dhe me fjalë tjera, ju ka falë dënimin. Në fakt, edhe unë e përshëndeti vendimin e CEV-it për këtë veprim duke e ditur se në çfarë gjendje është sporti i Kosovës. Shifra ka mund të jetë deri në 100.000 euro.

“Bota sot”: Shumë herë e keni akuzuar kryetarin e FVK-së, Abedin Ibrahimin, a mendoni se edhe Bordi i dorëhequr, ka pasur një pjesë të fajit?

Mehdi Mehmeti: Çdo herë jam kanë i qartë, se të gjithë janë fajtorë, kryetari dhe bordi i FVK-ës, që i kanë toleruar këto shkelje. Në sy të kryetarit dhe bordit të FVK-ës ka luajtur fals Vildane Jashari dhe po në dijeni të plotë të kryetarit dhe bordit është bë lista e lojtareve në pjesëmarrjen në Bullgari, aktivizimi i Adelajda Prengës. Në dijeni të plotë ky matrapaz shkatërrojë kampionatin si te vajzat ashtu edhe te djemtë ku u aktivizuan lojtaret fals në edicionin 2016-2017. Prandaj, le të jetë në nder të tyre e gjithë kjo parregullsi që është bërë në atë edicion. Mbi të gjitha është një shpresë që bordi ka dhënë dorëheqje dhe ndoshta do të vetëdijesohen dhe do t’i zgjedhim organet që ia dojnë të mirën volejbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat