Tirana fiton Kupën në volejboll për femra

Volejboll

Tirana fiton Kupën në volejboll për femra

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 06:40
Tirana

Ka një Tiranë që fiton derbin, e madje ngre dhe trofe duke mposhtur Partizanin. Është Tirana e volejbollit të femrave që fitoi Kupën e Federatës duke mposhtur 3-1 me sete Partizanin në një finale plot rivalitet e emocion.

Mjaftojnë ngjyrat e kuqe dhe bardheblu për të kuptuar se cdo sfidë do të ketë rivalitet dhe i tillë nisi seti i parë, i ekuilibruar dhe i luftuar me vajzat bardheblu të drejtuara nga trajneri Adrian Gorenxa që e fituan duke u shkëptur vetëm në fund me rezultatin 25-21. Në të dytin reagimi i Partizanit të trajnerit Roland Tare ishte ai i duhuri, për të dhuruar një fraksion të luftuar në maksimum ku gjithcka u vendos pas barazimit 23-23 me vajzat e kuqe që triumfuan më pas 25-23 për të risjellë ekuilibrin. Në setin e tretë gjithsesi Tirana që vinte në këtë sfidë me jo pak besim pasi kishte eleminuar në gjysmëfinale kampionet e Barletit bëri vërtet diferencën me kapitenen Shkurti që bashkë me Sallakun Xhixhën, Sejfullain e Kokonozin ishte thjesht të papërmbajsthme duke e mposhtur Partizanin me diferencë 25-16. Të vetëdijshme se ishin vetyëm një set larg një fitoreje të madhe vajzat bardheblu arritën të mposhtin reagimin e fortë të Partizanit për ta fituar edhe këtë set me rezultatin 25-20 dhe mbyllur krejt takimin, një sukses vërtet io vecantë ky për ngjyrat bardheblu, ku një trofe padyshim shijon më shumë kur fitohet ndaj Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat