Kosova kërkon rezultat në Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Kosova kërkon rezultat në Kampionatin Ballkanik

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:05
Valmira Ramadani/ Erona Mahmuti

Në Shkup po zhvillohet Kampionati Ballkanik në Beach Volley U-22, ku Kosova përfaqësohet në të dy konkurrencat me nga një ekip. Valmira Ramadani/ Erona Mahmuti dhe 
Artan Lumi / Butrint Bytyqi. Përveç Kosovës në këtë Kampionat marrin pjesë edhe 7 shtete tjera ballkanike. Në konkurrencën e femrave, janë 12 ekipe, ndërsa te meshkujt 14 sossh. Në ditën e parë të Kampionatit ekipi i vajzave Ramadani/Mahmuti ka arritur të mposht ekipin e Bullgarisë 2, me rezultat 2:0 (21:11,21:9). Sonte me fillim nga ora 19:00, ekipi i vajzave do ta zhvilloj ndeshjen e dytë kundër Rumanisë dhe me fitoren eventuale do te inkuadrohet ne çerekfinale.

Ekipi i meshkujve Lumi/Bytyqi në ditën e parë janë takuar me përfaqësuesen e Rumanisë ku janë mposhtur 2:0 (21:16,21:19). Edhe pse humbën ekipi përfaqësues i meshkujve bëri paraqitje mjaft të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat