Shkodra: Kudo në nivelet ndërkombëtare, vendosen trajnerët më të mirë, por tek ne...

Volejboll

Shkodra: Kudo në nivelet ndërkombëtare, vendosen trajnerët më të mirë, por tek ne...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:10
Mimoza Shkodra

Ish-volejbollistja e mirënjohur, Mimoza Shkodra, ndryshe është eksperte në këtë lëmi, vlerëson të arriturën e kombëtares së Kosovës për U-18, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Prishtinë. “Për aq ndeshje sa unë kam arritur me i përcjellë, duket se premtojnë vajzat tona, dolën mirë, edhe pse ka shumë vend për përmirësime. Por edhe për angazhim më të madh të të gjitha klubeve, ama të këtyre vajzave. Kjo çështje varet edhe nga ndërtimi i këtyre volejbollisteve në klubet nga vijnë. Aty do të duhej që të punohet fuqishëm me grupmoshat e reja, në mënyrë që rezultati në këto lloje kampionatesh të mos iu mungoj. Duket se është filluar me iu kushtuar rëndësi klubet grupmoshave të reja”, tha Shkodra.

A kemi të ardhme më të mirë? Unë jam e prirë të mendoj pozitivisht dhe duket se mund ketë të ardhme më të mirë në këtë rang kampionatesh. Por për më lartë mendoj se la për të dëshiruar, sepse kërkohet një angazhim i shumtë për arritje, sidomos me këto grupe, edhe me të vogla, ku kudo në nivelet ndërkombëtare, vendosen trajnerët më të mirë të mundshëm që të punojnë, por edhe një staf i madh ndihmës. Janë grupe të ndjeshme dhe pasojat në arritjen e përsosjes së elementeve teknike, do trajner të kompletuar. Ndryshe këto pasoja mbeten”, thotë Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat