Krasniqi priste më shumë, Shkodra do punë, Kajtazi kritikë!

Volejboll

Krasniqi priste më shumë, Shkodra do punë, Kajtazi kritikë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:49
Krasniqi, Shkodra e Kajtazi

Nuk morën pjesë të gjitha kombëtaret në Kampionatin Ballkanik të volejbollit për grup-moshat e reja. Kjo sado kudo e ka zbehur në një formë, por në anën tjetër ka qenë i mirëseardhur, pasi që organizatorët e kësaj ngjarje përkatësisht FVK dëshmoi se di të organizon gara të këtij nivelit. Kosova U-18 për femra fitoi medaljen e bronztë, që u vlerësua si sukses i mirë. Naser Krasniqi, drejtor sportiv i të gjitha grupmoshave të kombëtares së Kosovës, tha se edhe pse ka pritur më shumë nga volejbollistet e Kosovës U-18, është sukses vendi i tretë në Kampionatin Ballkanik.

“Një ndër sukseset më të mëdha në garat ballkanike, këtë vit është suksesi i seleksionit të U-18 për femra. Suksesi i kësaj gjenerate është vendi i tretë në këtë garë që sapo përfundoi në Prishtinë dhe se ekipi ynë ishte më i mirë se ekipi i Maqedonisë dhe ai i Shqipërisë, kurse pësoi humbje nga Mali i Zi dhe Turqia. Shikuar realisht, ne kemi planifikuar që më këtë ekip te fitojmë edhe Malin e Zi dhe të jemi në pozitën e dytë menjëherë pas Turqisë e cila edhe e bënë diferencën mes ekipeve pjesëmarrëse në këtë Ballkaniadë. Suksesi i kësaj gjenerate ka qenë edhe vendi i dytë në kualitet për Kampionatin Botëror që u mbajt vitin e kaluar në Suedi dhe se vendi i tretë në turneun ballkanik tani është sukses, por jo i plotë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat