Husaj: Shqipëria ishte afër kualifikimit, por fati na mungoi

Volejboll

Husaj: Shqipëria ishte afër kualifikimit, por fati na mungoi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:56
Gazmend Husaj

Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e pafat, e cila për një fije të flokut mbetet pa u kualifikuar më tutje në Ligën e Evropës në volejboll. Djelmoshat kuqezinj bënë paraqitje të mira në grupin A, duke zënë vendin e tretë me 9 pikë, aq sa kishte pozita e dytë Suedia dhe tetë më pak se i pari i grupit, Maqedonia. Suedia u kualifikua para Shqipërisë në saje të rezultatit të ndërsjellët më të mirë, pasi njërën sfidë e kishte fituar Shqipëria me 3:2, por tjetrën suedezët me 3:1. Volejbollisti me prejardhje nga Peja, Gazmend Husaj, prej më të mirëve në petkun e kombëtares së Shqipërisë, shprehet se ishin shumë afër kualifikimit, por fati sportiv ia ktheu shpinën. Ndeshjen e fundit në grup e humbën në tai-brek me rezultat 3:2 nga Maqedonia. Sipas tij, Shqipëria po rritet në nivel të lojës dhe këtë e ka dëshmuar edhe në Ligën e Evropës.     

“Bota sot”: Shqipëria nuk u kualifikua, a mendoni se ishit të pafat?

Gazmend Husaj: Ishim shumë afër, por nuk e arritëm dot. Sigurisht edhe fati, por edhe eksperienca nuk ishte në anën tonë! Por ndahem me përshtypjet më të mira.

“Bota sot”: Si e vlerësoni këtë edicion, a i keni tejkaluar parashikimet?

Gazmend Husaj: Kishim paraqitje mjaft të mira dhe unë të them të drejtën e kam pritur një paraqitje të tillë. Niveli po ngritët dhe eksperienca po kthehet në anën tonë. Ekipi është shumë i ri dhe me plot perspektiv.

“Bota sot”: A iu mungojë përqendrimi në ndeshjen e fundit, kur humbët në tai-brek nga Maqedonia me rezultat 3:2?

Gazmend Husaj: Dëshira e madhe për fitore u kthye kundër nesh. Ishim shumë të fokusuar për këtë ndeshje, por jo të gjitha shkuan ashtu siç na donim edhe pse lamë atomin e fundit në fushë. Maqedonia u tregua më e matur dhe me pak gabime, për këtë ia arriti të fitonte.

 

“Bota sot”: A mendoni se po rritet niveli i kombëtares dhe në cilat aspekte?

Gazmend Husaj: Po, sigurisht se po, krahasim me vitin që lamë pas, ky vit mund të quhet i suksesshëm edhe pse nuk u kualifikuam në mesin e katër më të mirave, por treguam karakter dhe shpirt luftaraku! Ky ekip premton shumë. Këtë e them me bindje të plot!

“Bota sot”: Çfarë e veçojë Ligën e Evropës?

Gazmend Husaj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat