Ganimete Gërbovci, kryetrajnere e KV Prishtinës F., thotë se gazeta kombëtare “Bota sot” vazhdimisht ka qenë dhe është zë i fuqishëm i sportit. “Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur rol të jashtëzakonshëm, duke pasqyruar çdo aktivitet, çdo ngjarje me profesionalizëm dhe sidomos shquhet me shkrime të guximshme për sportin në përgjithësi.
Prandaj, sporti i volejbollit gjithmonë përkrahet e pasqyrohet sipas asaj që zhvillohet në terren, pra në përgjithësi sporti si në Kosovë po ashtu edhe në diasporë. Gazetë që nga themelimi, pra nga koha e okupimit e deri më tash gjithmonë ka qenë në krahë të sportistëve sidomos ka përkrahur sportin në përgjithësi. Uroj 22 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”, e cila është një zë i fuqishëm edhe i sportit në përgjithësi, ku vazhdimisht paraqesin tema të larmishme”, thotë Gërbovci.