Kur tradhtohet lojtari më i mirë i shtetit!?

Volejboll

Kur tradhtohet lojtari më i mirë i shtetit!?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:24
Bardhyl Hajdaraj

Volejbollisti me përvojë, Bardhyl Hajdaraj, vlerëson pjesëmarrjen e kombëtare së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, por në anën tjetër shpreh brengën që shumica e klubeve tona nuk marrin pjesë në garat evropiane. Hajdaraj ka treguar lojëra të mira në fanellën e kombëtares në kualifikimet për Botëror, i cili dy herë u shpall lojtari i ndeshjes, si me Rumaninë po ashtu edhe me Malin e Zi.

“Bota sot”: Kosova mori pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, pesë ndeshje po aq humbje,  megjithatë a ishte një përvojë e mirë?

Bardhyl Hajdaraj: Ka qenë paraqitja e parë e Kosovës si kombëtare në arenën ndërkombëtare dhe njëkohësisht edhe suksesi i parë i shënuar për volejbollin tonë. Rezultati më i mirë ka qenë i dëshiruar, po kaq ishin mundësitë tona reale për të bërë në këto kualifikime për botërorin. Kuptohet që ka qenë shumë pozitive pjesëmarrja jonë, ndërsa për paraqitje më të mira shpresoj të vijnë me kohë sepse niveli jonë lë për të dëshiruar.

“Bota sot”: Çfarë i ka munguar Kosovës?

Bardhyl Hajdaraj: Kosovës i ka munguar eksperienca paraprake nëpër organizime të Federatës Botërore të Volejbollit dhe është e kuptueshme që defektet shihen vetëm pas përjetimit të këtyre gjërave. Unë personalisht mendoj që përpos mungesës së eksperiencës në këtë aspekt që e thash, prapëseprapë është përpara nivelit tonë individual dhe paraqitjes tonë në kualifikime si lojtar. Gjërat që ne kemi filluar t’i përjetojmë, ekipet kundërshtare i kanë përjetuar para gati 100 viteve dhe ata kanë has në probleme të njëjta fillestare dhe nuk është për t’u çuditë mossuksesi jonë në kualifikimet e para.

“Bota sot”: A mendoni të vazhdoni edhe më tej në KV Peja?

Bardhyl Hajdaraj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat