Ibrahimi: Sonte fillon rrugëtimi ynë historik në Kampionatin Botëror

Volejboll

Ibrahimi: Sonte fillon rrugëtimi ynë historik në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:57
Ibrahimi në mes

Sonte është mbrëmje historike, e cila do të shkruhet me shkronja të arta: kombëtarja e Kosovës (meshkujt) debuton në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror në volejboll. Në kampin e kombëtares është atmosferë e mirë para ndeshjes së madhe, kundër Hungarisë, e cila luhet sonte në orën 20.30 në Estoni. Kosova bën pjesë në grupin D me Malin Zi, Rusinë, Estoninë e Hungarinë. Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” se brez pas brezi kanë kontribuuar që të arrijnë deri në këtë ditë të madhe e historike.

“I urojmë djemve një prezantim sa më të denjë, një mbrëmje të mirë në ndeshjen me Hungarinë. Këto janë orët e historisë së volejbollit tonë në arenën ndërkombëtare. Volejbollistëve dhe gjithë dashamirëve të sportit skofiar uroj që të kenë një mbrëmje të bukur e sportive, pavarësisht cili do të jetë rezultati, e rëndësishme është se fillon rrugëtimi ynë në kualifikimet për Kampionatin Botëror”, tha Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat