Trajneri i KV Prishtina Volley trondit me një lajm!

Volejboll

Trajneri i KV Prishtina Volley trondit me një lajm!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:45
KV Prishtina Volley

Fiket ëndrra e volejbollistëve të Prishtina Volley (meshkujt) që të marrin pjesë në garat evropiane. Arsyeja është thjeshtë, nuk kanë mjete financiare. Këtë lajm tronditës e konfirmon trajneri i kësaj skuadre, Xhavit Kajtazi.

 “Prishtina Volley-M, nuk merr pjesë në garat ndërkombëtare; shkak - mungesa e mjeteve financiare...

Prishtina Volley-M, nuk do të paraqitet në garat ndërkombëtare të Kupës sfiduese të Konfederatës evropiane të volejbollit. Kështu kanë vendosur drejtuesit e skuadrës, pavarësisht se këtë të drejtë e kishin fituar me mund e djersë gjatë edicionit 2016/2017. Shkak i vetëm që detyroi marrjen e këtij vendimi ishin mungesa e mjeteve financiare,

Mjetet që kjo skuadër i merr nga komuna e kryeqytetit nuk mjaftojnë as për transport, ndërkohë që mundësitë për të siguruar ato nga donatorët janë shumë të pakta...

Madje, Prishtina Volley-M nuk pati mundësi që të deponojë, si paradhënie e garanci 2000 euro në Federatën e Volejbollit të Kosovës...

Me vështirësitë e vazhdueshme financiare, skuadra me gjasë do të ballafaqohet edhe në vazhdim...

Është mëkat dhe padrejtësi e madhe që këtyre djelmoshave të mos u hapen udhë të reja të afirmimit të tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Është kjo hera e dytë që pikërisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare, skuadra të mos merr pjesë në garat ndërkombëtare. Herën e parë ka ndodhur në vitin 2015, kur Prishtina Volley-M, si anëtare e Ligës së dytë, fitoi Kupën e Kosovës”, thotë Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat