Kampioni mëton ta ruajë organikën

Volejboll

Kampioni mëton ta ruajë organikën

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:32
KV Peja

Peja pretendon t’i mbrojë të gjitha trofetë e mundshme në volejboll në konkurrencën e meshkujve. KV Peja ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror me synimin që të përgatiten sa më mirë dhe të dhurojë lojëra edhe më të bukura, me objektivin për të fituar titullin e kampionit. Trajneri i këtij klubit, Qazim Kelmendi, tha se kanë fituar një përvojë edhe me pjesëmarrjen në garat evropiane. “Jemi kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës dhe Kupës së Federatës, gjithashtu edhe pjesëmarrës i vetëm në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e CEV-it, kur dihet që edhe kemi fituar ndeshje në këtë të fundit. Ndeshjen e parë në Bosnjë (me Mlladostin) dihen rrethanat e moslejimit tonë të hyjmë në at vend, ndërsa në takimin kthyes ata u mundën nga Peja në Pejë me rezultat 3:2”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Pejanët besojnë se do të mbledhin edhe të gjitha trofetë kryesorë me rastin e shpalljes së më të mirëve, ceremoni e cila pritet të mbahet me 28 janar në kryeqytet. “Kam besim të plotë që edhe trajnerët e Superligës i dinë rezultatet tona dhe komisioni i federatës do ta vlerësojë me notën maksimale e të merituar Pejën. Përndryshe nuk e di se kush meriton më shumë se Peja dhe lojtarët e saj të vlerësohen këtë sezon”, tha ai. A planifikon Peja të përforcohet gjatë këtyre ditëve? “Peja mendon ta mbajë organikën që ka...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat