Sadiku: Kemi probleme me sigurimin e sallave...

Volejboll

Sadiku: Kemi probleme me sigurimin e sallave...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:38
Afërdita Sadiku

Afërdita Sadiku, kryetrajnere e Ferizajt deri në vjeshtë që e lamë pas, tha se me punuar si trajnere në Superligën e volejbollit dhe në sport në përgjithësi është një guxim dhe një sakrificë e madhe. “Sepse kushtet për t’u zhvilluar sporti në ditët e sotme janë shumë të vështira si në anën financiare po ashtu edhe atë të infrastrukturës, pasi që kemi probleme me sigurimin e sallave për stërvitje dhe ato salla si plotësojnë kushtet sa duhet për t’u zhvilluar stërvitja, dhe nuk e ke mbështetjen e duhur nga institucionet apo edhe komuniteti biznesor për krijimin e kushteve. Por, në anën tjetër është një satisfaksion kur arrin nëpërmjet punës tënde me nxjerr lojtare kualitative që të përfaqësojnë denjësisht sikurse lojtarja e KV Ferizajt - Lores Avdyli e cila ishte pjesë e Kombëtares U-18 në garat në Suedi dhe u renditen të dytët në grup. Mendoj se sporti femëror duhet të mbështetet me shumë dhe motivohet me shumë për shkak se ajo i sjellë një imazh tjetër vendit..!”, deklaroi Sadiku për gazetën kombëtare 'Bota sot'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat