Kalludra: Nuk vlerësohet puna ime!

Volejboll

Kalludra: Nuk vlerësohet puna ime!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2017 Në ora: 19:27
Kalludra gjatë një përshendetje me lojtaret

Në volejboll si gjithmonë ka pakënaqësi dhe herë – herë nuk mungojnë edhe akuzat ndaj njëri-tjetrit. Olta Kalludra është trajnere e klubit të volejbollit Vushtrria, kampione vjeshtore e Ligës së Parë të Kosovës në konkurrencën e femrave, ankohet se i bëhet e padrejtë në disa raste nga Federata e Volejbollit e Kosovës. Ajo pretendon se e meriton të jetë trajnere për grup-moshat e reja. Olta është nga Shqipëria, sipas saj nga viti 1987 e deri në vitin 1999, ka qenë pjesë e klubit Dinamo nga Tirana. “Kam luajtur me legjendën e volejbollit si dhe pasuesen më të mirë Mimoza Ibrahimin”, tha Kalludra, e cila është optimiste se Vushtrrinë do ta rikthejë në Superligën e Kosovës. Megjithatë ajo është krenare që me ekipin e saj përfunduan vjeshtën pa asnjë humbje, me gjashtë fitore ose me 18 pikë të mbledhura, katër me shumë se vendi i dytë, Trepça. Kalludra tregon arsyet pse nuk i jepet hapësirë të punojë edhe në kombëtare për grup-moshat e reja, pse nuk është e preferuar dhe kujt ia hedh fajin: bordit të FVK-së, apo komisioneve të këtij asociacionit! Ajo është e revoltuar, sepse këmbëngulë se është e licencuar si trajnere dhe i ka të gjitha parakushtet, por nuk e duan!

 “Bota sot”: Vushtrria është lidere në Ligën e Parë, a mendoni se pa problem do të riktheheni në elitë?

Olta Kalludra: Ky është edhe qëllimi ynë. E mbyllëm kampionatin pa asnjë humbje. Jemi pretedente kryesore për titullin e kampionit.

“Bota sot”: Si e vlerësoni në përgjithësi volejbollin?

Olta Kalludra: Duhet të punohet drejt dhe më shumë që nga trajnerët për grupmoshat e reja dhe deri te ata që drejtojnë federatën. Asnjëherë lojtari nuk ka faj por drejtuesit.

“Bota sot”: Ka padrejtësi ndaj jush?

Olta Kalludra: Po, ka. Nuk vlerësohet puna ime. Mund të thonë fjalë të mira me gojë në sy, mirëpo çdo gjë është ndryshe. Nuk jam në listën e preferuar të tyren.

“Bota sot”: Pse nuk jeni e preferuar?

Olta Kalludra: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat