Jaha: Do të luftojmë deri në pikën e fundit ndaj zviceraneve

Volejboll

Jaha: Do të luftojmë deri në pikën e fundit ndaj zviceraneve

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 19:10
Blinera Jaha në veprim

Drita nga Gjilani është e përgatitur mjaft mirë dhe e ka më së njohur fuqinë e rivales nga Zvicra, Franches Montagnes. Gjilanaset do të mundohen të arrijnë rezultat sa më pozitive pas humbjes në sfidën e parë me rezultat 3:0 si mysafir i Franches Montagnes, në ndeshjen e parë të 1/32 së finales së CEV Cup. Volejbollistet e Dritës me optimizëm e presin sfidën e nesërme e cila luhet në orën 20.00 në palestrën e sportit në Gjilan. Volejbollistja e talentuar, Blinera Jaha, u shpreh për gazetën kombëtare “Bota sot” se kanë njohuri për ekipin zviceran. “Ekipin nga Zvicra tani më e njohim më shumë se në ndeshjen e parë, e dimë pak a shumë lojën e tyre, ne nuk mendojmë të dorëzohemi, do të luftojmë deri në pikën e fundit edhe pse mos ta befasojmë. Unë gjithmonë e shoh shumë larg forcës së trajnerëve dhe bashkëlojtarëve të mia, nuk do të dorëzohemi në asnjë çast”, thotë Jaha. Më tutje volejbollistja tha se  ekipi zviceran ka lojtare shtatlarte. “Unë mendoj që rreziku më i madh është tek shtatlartësia e tyre, pasi që ato janë shumë më të gjata se ne dhe e kanë shumë më të lehtë të na bllokojnë ne gjuajtje”, thotë Jaha. Çdo ndeshja në rrafshin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat