Hajdaraj: Ata duhet t’i urrejnë Serbinë më shumë se Kosova

Volejboll

Hajdaraj: Ata duhet t’i urrejnë Serbinë më shumë se Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 12:39
Bardhyl Hajdaraj

Peja shpreson në fitore (sonte, 18.00) kundër ekipit nga Republika Srpska, Mlladosti nga Brçko. Kampioni i Kosovës beson në përparësinë e fushës, ndërsa volejbollisti i kësaj skuadre, Bardhyl Hajdaraj deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë të revoltuar që ndeshjen e parë e kanë humbur me rezultat zyrtar, 3:0. “Shumë të revoltuar, sepse ka peshuar më shumë se sa një humbje, kjo kur dihet që padrejtësitë kanë qenë shumë të mëdha dhe tendenca e atyre e keqe ka dal fituese. Ata vijnë këtu shumë konfuz edhe duhet ta shfrytëzojmë”, përgjigjet volejbollisti më i mirë në vend.  Hajdaraj thotë se nuk kanë asnjë emocion para kësaj sfide. “Nuk ka emocione dhe nuk është ajo arsyeja që duhet të ketë emocione, pasi personalisht vet deri me datën kur na kanë kthyer në kufi kam pas mendim të mirë për Bosnjën, edhe kam menduar që pasi qenka politike ata duhet t’i urrejnë Serbinë më shumë se Kosova, por ndryshe ka dal!”, shpreh mllefin Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat