Dikur sportiste të dëshmuara, por me çfarë merren sot?

Volejboll

Dikur sportiste të dëshmuara, por me çfarë merren sot?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 shtator 2016 Në ora: 19:03
Ish-volejbollistet me bashkëshort dhe fëmijët e tyre

Në vitet e pasluftës kemi pasur një numër të madh të sportisteve të dëshmuara në disiplinat e ndryshme sportive.  Një numër i ish sportisteve të dëshmuara e kanë gjetur veten, disa prej tyre jo, si dhe disa janë në kërkim të fatit. Pas luftës Shemsije Asllanaj ka qenë volejbollistja më e mirë dhe e pa konkurrencë në vend, pastaj Ganimete Gërbovci, ish anëtare e kombëtares së Kosovës dhe një kohë administratore në Federatën e Volejbollit të Kosovës, si dhe Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e Dritës nga Gjilani dhe anëtare e kombëtares së Kosovës. Ish-volejbollistet janë të martuara, kanë fëmijë dhe secila flet për peripecitë që po ballafaqohen, dhe si e shohin të ardhmen e tyre. Ato për gazetën kombëtare “Bota sot” tregojnë se a punojnë, sa është vështirë të jesh nënë, a e kanë përkrahjen e bashkëshortëve, dhe a do të angazhohen edhe si trajnere në vitet e ardhshme.  Shemsija jeton në Zvicër, kurse Ganimetja punon si zyrtare e lartë për komunikim dhe trajnime në ministrinë e punëve të brendshme. A më shumë ia pat hairin volejbollit apo punësimit në Ministrinë e punëve të Brendshme si zyrtare e lartë për komunikime dhe trajnime, dhe Mimoza është përfshirë edhe në jetën politike...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat