Kajtazi i brengosur: Një krizë që s'ka ku shkon më keq

Volejboll

Kajtazi i brengosur: Një krizë që s'ka ku shkon më keq

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:15
Xhavit Kajtazi

 

Volejbolli ka vite që ballafaqohet me vështirësi të natyrave të ndryshme! Veçori është se trajnerët dhe volejbollistët shumë herë sakrifikojnë veten për të mirën e këtij sporti.  Volejbolli është prej sporteve që pak paguan nga sportet të tjera, por në të shumtën e rasteve trajnerët dhe volejbollistët i mban dëshira dhe vullneti për punë e për të arritur suksese. Edicioni ri parashikohet të jetë më rivalitet edhe më të madh se atë paraprak në Superligën e Kosovës. Disa klube pretendojnë titullin, disa mesin e tabelës por disa e kanë hallin si ta sigurojnë ekzistencën. Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley-M, si gjithmonë është i matur në ambiciet e tija,  por në fakt është i brengosur me situatën që kalon ky sport skofiar. Problemi më i madh është palestra sportive dhe shkaku i kësaj filluan me vonesë përgatitjet për edicionin e ri. Sepse për të stërvitur duhet të paguash palestrën, ky është shqetësimi më i madh për klubet, pasi që shumica prej tyre janë në krizë të thellë financiare. Kajtazi në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon për peripecitë që po ballafaqohet.

"Bota sot”: Javën e kaluar nisët përgatitjet, a mendoni se është kohë e mjaftueshme që të përgatiteni për edicionin e ri?

Xhavit Kajtazi: Përkundrazi. Jemi shumë vonë, madje do të thosha në minutën e fundit... Në pamundësi për të kryer obligimet financiare ndaj palestrave sportive për stërvitje, erdhëm deri këtu sa të kërkojmë ndihmë nga drejtuesit e komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e arsimit, e cila na bëri të mundur që të stërvisim në një palestër të shkollës fillore, në periferi të qytetit.

“Bota sot”: Mungesa e palestrës, po iu shkakton probleme për klubin?

Xhavit Kajtazi: E saktë. Për çdo shërbim që tash e tutje do të ofrojë Pallati i sportit në Prishtinë, paraprakisht duhet bërë pagesa e termineve, qoftë për stërvitje, qoftë për ndeshje. Mirëpo, ka dhe telashe të tjera. Terminet që ofrohen nuk na përgjigjen. Ato janë pas orës 21:00.

“Bota sot”: A do të ketë rivalitet më të madh e cilësi më të mirë në edicionin e ri?

Xhavit Kajtazi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat