Përfundoi kursi në Kolegjin Universi, certifikohen 34 trajnerë

Volejboll

Përfundoi kursi në Kolegjin Universi, certifikohen 34 trajnerë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:07
Pamje nga kursi i volejbollit

Për pesë ditë rresht (25.08.-29.08. 2016), në Kolegjin Universi dhe me organizim të Federatës së Volejbollit të Kosovës është mbajtur kursi për trajnerë të volejbollit. Gjatë këtyre ditëve ka ligjëruar instruktori i FIVB-së, Gustavo Meczyk. Vijuesit e kursit janë ndarë shumë të kënaqur me ligjëratat e instruktorit të FIVB-së, ndërsa gjatë kësaj kohe, pos pjesës teorike, kursistët kanë ndjekur edhe pjesën praktike. Në ditën e fundit të kursit, 34 trajnerë janë pajisur me certifikata, me të cilat ata tashmë mund t’i drejtojnë skuadrat e tyre në edicionin e ri të volejbollit. Vijuesve të këtij kursi certifikatat ua dorëzoi kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi. I pranishëm në ndarjen e certifikatave ishte edhe rektori i Kolegjit Universi, dr. Dugagjin Sokoli. 34 trajnerët e certifikuar: Valon Nikçi, Bahri Gjinovci, Naser Krasniqi, Afërdita Sadiku, Ajne Rraci, Sherife Behrami, Olta Kalludra, Xhavit Kajtazi, Ramadan Parduzi, Ylli Kadriu, Faton Mustafa, Butrint Bytyçi, Arsim Lohaj, Xhevat Buçani, Arbon Osmani, Valon Zymberi, Arlind Ibrahimi, Elmi Zymberi, Dibran Kastrati, Bardhyl Gashi, Hafiz Buzuku, Liridon Pllana, Agron Thaçi, Mursel Igrishta, Shpat Lila, Besar Loku, Naser Tara, Driton Kosova, Gazmend Heta, Liridon Krasniqi, Milot Haziri, Naim Qenaj, Lulzim Krasniqi dhe Drilon Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat