Besa e revoltuar në FVK

Volejboll

Besa e revoltuar në FVK

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:41
KV Besa

Klubi i volejbollit Besa nga Peja shpreh pakënaqësitë e saj përmes një komunikate.  “Klubi i Volejbollit Besa nga Peja e përgëzon FVK-në për trajnimin që po mbahet për trajner, vërtet një gjë që na duhet më së shumti në Volejbollin tonë.

Ne si kryesi e klubit jemi mjaft te revoltuar në anëtaret e FVK-së, sepse nuk është pranuar trajneri ynë Qazim Kelmendi që të merr pjesë në këtë trajnim, e që arsyen nuk e dimë.

FVK është dashur që trajnerët e reprezentacionit ti ftoj vet e jo të kërkoj një gjë të tillë nga klubet, dhe te bëjë diskriminim ndaj klubit tonë i cili është Kampion dhe fitues i Kupes së Kosovës.

Me qenë se FVK nuk e ka pranuar Visar Alimehaj si trajner perspektiv kërkojmë sqarime se perse nuk është pranuar trajneri Qazim Kelmendi në trajnim.

Nëse FVK e sheh të arsyeshme që ta lë jashtë trajnerin e Reprezentacionit z.Xhevat Buqani atëherë le ta bëjë atë punë dhe të dalim edhe me qesharak sesa jemi.

Kërkojmë nga FVK qe te pranoj trajnerin e klubit tonë Qazim Kelmendi në trajnim dhe njeherit kerkojmë sqarime perse u largua ditën e parë nga trajnimi edhe pse ishte prezent”, thuhet në komunikatën e këtij klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat