Volejbollistja e Kosovës fejohet me futbollistin e kampionit shqiptar!

Volejboll

Volejbollistja e Kosovës fejohet me futbollistin e kampionit shqiptar!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 gusht 2016 Në ora: 13:21
Drenusha Asllanaj e Argjend Mustafa

Volejbollistja e AAB nga Prishtina, Drenusha Asllanaj, ndryshe anëtare e kombëtares së Kosovës, është fejuar me Argjend Mustafën, futbollist i kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut nga Korça. Ndryshe Mustafa është nga Kosova i cili ka luajtur në Trepçë ’89 para se të transferohet në Skënderbe. Drenusha dhe Argjendi nuk janë larg njëri – tjetri, i takojnë një komune, Therandës. Drenusha e Gjinocit e Argjendi i Mushtishtit. Dashuria mes tyre më shumë ka lindur gjatë aktiviteteve sportive, pasi që e pëlqeni lojën e njëri - tjetrit dhe kjo rezultoi që të bien edhe në dashuri të pakufishme, për t’u vënë në fund edhe unazën e fejesës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat