Në Kolegjin Universi filloi kursi për trajnerë të volejbollit

Volejboll

Në Kolegjin Universi filloi kursi për trajnerë të volejbollit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:01
Pamje nga kursi

Sot në Kolegjin Unibversi, në Bardhosh të Prishtinës, filloi kursi për trajnerë të volejbollit. Ky kurs, i cili do të zgjasë deri më 29.08, udhëhiqet nga instruktori i FIVB-së, izraeliti Gustavo Meczyk. Në hapje të kursit, të cilën e bëri nënkryetari i FVK-së, Blerim Gërguri, foli rektori i Kolegjit Universi, dr. Dugagjin Sokoli, i cili tha se Kolegji Universi, në saje të marrëveshjes që ka bërë ditë më parë me FVK-në, do të ofrojë gjithë infrastrukturën që ka për mbarëvajtje sa më të mirë të këtij kursi. Në këtë kurs po marrin pjesë rreth 40 trajnerë të skuadrave të Kosovës të volejbollit, të të gjitha rangjeve (meshkuj dhe femra). Pas hapjes së kursit, instruktori i FIVB-së, Gustavo Meczyk, menjëherë filloi me pjesën praktike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat