Volej, Brazili fiton medaljen e Artë

Volejboll

Volej, Brazili fiton medaljen e Artë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:02
Brazili

Në Volejbollin e meshkujve feston Brazili. Skuadra e Bernardo Rezendes përpara publikut të saj fitoi medaljen e tretë të Artë në histori pasi në finalen e Lojrave Olimpike të Rios mposhti 3-0 me sete Italinë. Brazili ishte shumë i fortë për përfaqësuesen e kaltër që gjithsesi zhvilloi një ndeshje të mirë por që në fund duhej të kënaqej vetëm me medaljen e Argjendtë. Në lot në përfundim të sfidës volejbollistët italianë të cilët në Arena Maracazinho, panë tu shpëtonte nga duart një tjetër medalje e Artë. Spektakël dhe rivalitet që në setin e parë. Pas një rezultati të pjesshëm 7-0, Brazili mori kryesimin 16-12 falë edhe lojës së mirë të Wallace dhe Lipe.

Ivan Zaytsev rusi i natyralizuar italian u përpoq të mbante Italinë në këtë set, por Lucarelli mbylli gjithcka me Brazilin që arrite ta fitonte setin e parë me shifrat 25-22. Seti i dytë ishte edhe ai më i bukuri. Betejë e fortë dhe luftë nervash deri në fund. Fillimisht shifrat ishin të mbërthyera në 22-22 dhe më pas në 24-24. Por një ace i De Sousas bëri edhe që ky set të fitohej me rezultatin 28-26 nga Brazili. Skuadra e Bernardo Rezendes që në këtë sfidë kishte edhe një tifoz special, kampionin e freskët olimpik, sulmuesin  Neymar Jr, me vështirësi arriti të fitonte edhe setin e tretë 26-24 dhe gjithë ndeshjen 3-0. Pas arit olimpik në futboll, Brazili fiton një tjetër medalje të Artë në një sport kolektiv këtë herë në volejbollin e meshkujve, aty ku Selecao bën me të vërtetë diferencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat