Skuadra M Technologie pa vështirësi arritën tri pikë të reja në luftë për kreun e tabelës.
Vashat prishtinase e mposhtën me rezultat 3:0 Grykën, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës në volejboll.
M Technologie ka katër fitore e një humbje, ndërsa Gryka një fitore e katër humbje.
“Edhe një fitore e radhës për ekipin tonë. KV M Technologie - Gryka. 3:0. Të gatshëm për sfidat e radhës!”, shkruan në faqen e KV M Technologie.