Pasi kreu masakrën në Vlorë, autori filmoi viktimat në telefon

Vlora

Pasi kreu masakrën në Vlorë, autori filmoi viktimat në telefon

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:47
Pamje nga videoja

Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar  viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.

Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet  në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij qyteti.

Pasditen e 10 gushtit Ridvan Zykaj shkoi në tre banesa ku jetonin kushërinjtë e tij të dytë me familje dhe qëlloi me automatik duke lënë 8 të vdekur mes tyre tre gra dhe dy fëmijë.

Prindërit, motra dhe vëllai i autorit janë larguar nga fshati duke braktisur banesën dhe duke u marrë në ruajtje nga policia pasi është frika e ndonjë hakmarrjeje.

Ndërkohë në ceremoninë mortore por dhe në shtëpinë e hapur për ngushëllim ndodhet vetëm gjyshi i autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat