I nisi vrasjet në familjen me fëmijë, si u rritën një e nga një përmasat e tragjedisë në Vlorë

Vlora

I nisi vrasjet në familjen me fëmijë, si u rritën një e nga një përmasat e tragjedisë në Vlorë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:24
Ridvan Zykaj

Në vendin e masakrës me tetë të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës, është ndërtuar gjithë skema e vrasjeve makabre me 8 viktima.

Vrasësi gjakftohtë Ridvan Zykaj ka lëvizur mes tre shtëpive, që ishin vetëm 30 metra larg njera-tjetrës. Në oborret e tyre kanë mbetur ende të freskëta njollat e gjakut.

Me kallashnikov në dorë ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, të cilin e ka gjetur në shkallët e banesës ku dhe e ka ekzekutuar. Sa ka dalë nga shkallët është qëlluar njeri prej viktimave. Dritat e shtëpisë kanë mbetur ndezur.

Pas tij ka vrarë Vasilikën bashkëshorten Besimit. Dora e 24-vjeçarit nuk është ndalur as ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 15 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj, Ledjonin, vetëm 8 vjeç.

Gjakëftohtë ai ka lëvizur pak metra me tej dhe i është afruar banesës së vëllait tjetër, Azemit. Azemi pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur nga banesa bashkë me të shoqen. Ridvani ka derdhur një breshëri plumbashedhe mbi ta duke i lënë të vdekur.

Rrugën e ka vijuar drejt banesës së tretë ku jetonin prindërit e dy viktimave, Besimit dhe Azemit. Ridvani mësohet se ka qëlluar në drejtim të Demirit, i cili qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)

Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)

Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)

Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)

Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)

Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)

Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat