Kështu i “presin” turistët në Vlorë

Vlora

Kështu i “presin” turistët në Vlorë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:19
Pamje nga Vlora

Edhe pse qeveria pretendon se ky vit ka shënuar një numër rekord turistësh, pamjet që publikohen nga dita në ditë flasin për një realitet krejt ndryshe.

Plazhe të boshatisur dhe biznese që ankohen për rënie të numrit të turistëve.

Ish- kryeministri Sali Berisha “zbulon” një ndër arsyet e braktisjes së plazheve në Shqipëri, papastërtia.

Ai publikon disa foto të plazhit të Vjetër në Vlorë.

“Ky është sot plazhi i vjetër i Vlorës!”, shkruan Berisha.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Kjo eshte gjendja e plazhit te vjeter ne Vlore ne pikun e veres dhe pushimeve. Mbeturina te shperndara gjithandej.”

Por arsyet e tjera janë edhe çmimet e kripura sidomos në jug të Shiqërisë, shërbimi jo cilësor dhe konkurrenca e vendeve të tjera në rajon.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat