Çmenduri në Vlorë, termometri shkon afër 50 gradëve celcius! - Bota Sot
Çmenduri në Vlorë, termometri shkon afër 50 gradëve celcius!

Vlora

E premte, 21 shtator 2018

Çmenduri në Vlorë, termometri shkon afër 50 gradëve celcius!

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 17:34
Pamje nga Vlora

Temperaturat në territorin shqiptar kanë shënuar një ngritje të dukshme dy ditët e fundit, por ajo vlerë që është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës ka qenë jashtë normales.

Meteoalb ka raportuar se në orët e drekës në Vlorë, temperatura ka shënuar 36.3°C por në bazë dhe të prezencës së lartë të lagështirës (60%), temperatura është ndjerë si 48 gradë celcius!

Ndërkohë në Tiranë, temperatura është regjistruar në 37 °C por është ndjerë në 43 °C.

Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të jetë e pranishme edhe ditën e nesërme në të gjithë territorin shqiptar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test