PD-ja proteston për ujin në Vlorë, policia i ndalon banerin lëvizës

Vlora

PD-ja proteston për ujin në Vlorë, policia i ndalon banerin lëvizës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:31
Përmes një baneri levizës, demokratët e Vlorës ironizonin kryetarin e Bashkisë Dritan Leli.

Partia Demokratike denoncoi se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake e Vlorës kanë ndaluar me dhunë një protestë të saj kundër trefishimit, sipas PD-së, të çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët vlonjatë.

Përmes një baneri levizës, demokratët e Vlorës ironizonin kryetarin e Bashkisë Dritan Leli. Por, në mënyrë të dhunshme sipas Partisë Demokratike, baneri lëvizës u ndalua dhe u shkatërrua nga policia private, siç e quan kjo parti, e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

“Ne si opozitë u ngritëm për një të drejtë themelore: ujin! Por Dritan Leli, Edi Rama dhe pushteti i tyre i pangopur kërkon të përfitojë nga çdo gjë. Prandaj sot ata përdorën dhunën që ne të heshtim kundrejt abuzimit me trefishimin çmimin e ujit në Bashkinë Vlorë. Nuk kemi frikë! Asgjë nuk do të na ndalë për të shpërndarë dhe mbrojtur të vërtetën. Vlora dhe gjithë Shqipëria meritojnë një qeverisje të denjë”, tha deputeti Agron Shehaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat