Transformimi i qendrës historike të Vlorës - Bota Sot
Transformimi i qendrës historike të Vlorës

Vlora

E martë, 14 gusht 2018

Transformimi i qendrës historike të Vlorës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:05
Vlora

Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.

Image

Zona në të cilën ka nisur projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit nd?rtimor ‘Qendra Historike Vlorë’”, është pjesë e qytetit të Vlorës që ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19?të dhe fillimit të shekullit të 20?të. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike?historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga “Justin Godard”, ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes dhe të Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek “Sheshi i Flamurit”, kurse ana lindore në lagjen “Partizani” në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.

Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “Lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.

Image

 

Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe “Xhamia e Tabakëve”, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e 19-të, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit.

Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar edhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test