Mbi 400 turistë gjermanë zbarkojnë në Vlorë

Vlora

Mbi 400 turistë gjermanë zbarkojnë në Vlorë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 23:47
Kroçera “Berlin”

Në Vlorë ka mbërritur kroçera e parë për këtë vit me turistë gjermanë. Ata do të vizitojnë Llogaranë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë.

Sezoni turistik ende nuk ka çelur zyrtarisht, por turistët e huaj pushtojnë Vlorën. Kroçera “Berlin” e mbërritur nga porti i Kotorrit në Mal të Zi u ankorua të shtunën  në portin e qytetit bregdetar.

Mbi 400 turistë gjermanë udhëtojnë me këtë kroçerë. Përveç qytetit të Vlorës, turistët e huaj kanë si destinacion pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

Kjo është kroçera e parë që ka mbërritur për këtë vit në portin e Vlorës. Më pas udhëtimi i turistëve gjermanë do të vazhdojë për në Korfuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat