Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak. Banorët e Orikumit hynë me forcë në mbledhje - Bota Sot
Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak. Banorët e Orikumit hynë me forcë në mbledhje

Vlora

E martë, 14 gusht 2018

Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak. Banorët e Orikumit hynë me forcë në mbledhje

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:11
Vlorë

Banorët e Orikumit pezulluan mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës me rrugën Transballkanike.

Janë 28 familje të cilat nuk kanë përfituar dëmshpërblim, ndërkohë që prej 4 muajsh nuk marrin as qiratë e banesave ku janë vendosur, në pritje të dëmshpërblimit. Banorët e Orikumit dhe lagjes “Kushtrimi” kanë kërkuar edhe prezencën e kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, i cili nuk ishte në sallë.

“Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Me protestën e banorëve janë solidarizuar edhe këshilltarët e djathtë, të cilët kanë bojkotuar mbledhjen me pretendimin se kërkesa e banorëve nuk është futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Në sallë ka ndërhyrë edhe Policia Bashkiake për të qetësuar situatën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test