Sezoni veror “pas dere”, Vlora kantier ndërtimi

Vlora

Sezoni veror “pas dere”, Vlora kantier ndërtimi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:13
Pamje nga Vlora

Në prag të nisjes së sezonit veror aksi lidhës i rrugës trasballkanike me autostradën Levan -Vlorë, është tërësisht i amortizuar.

Projekti është pezulluar për shkak të mospagesës së kompanive kontraktore.

Për të gjetur një zgjidhje provizore, është përcaktuar të ndërtohet një rrethrrotullim, ndërsa po punohet pa përcaktuar afate zyrtare të përfundimit të punimeve.

“Rruga transballkanike me autostradën Levan-Vlorë, një segment që është tërësisht i amortizuar, kjo edhe për shkak të faktit të ndërprerjes së punimeve të bypassit që do sistemonte dhe këtë zonë. Por infrastruktura nuk është më e mirë në qytet ku bulevardi i Vlorës duket se është nën rikonstruksion, duke shkaktuar amulli jo vetëm në trafik dhe në devijimin e qarkullimit të automjeteve, kryesisht për pushuesit që e frekuentojnë Vlorën, kryesisht gjatë fundjavave”.

Sakaq, trafiku është devijuar edhe për shkak të punimeve në bulevard,i nisur dy javë më parë. Në një dalje publike kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli sqaroi detajet e projektit i cili do të ndërpresë punimet gjatë pikut të sezonit veror për të rinisur në shtator.

Leli: Duke përmirësuar infrastrukturën, të kemi dhe në vazhdimësi mundësi të tjera për të bërë investime të tjera dhe më të mira. Bulevardi i ri i qytetit do të kushtoje rreth 12 mln euro dhe punimet do të zgjasin 12 muaj. Projekti parashikon një bulevard ndryshe, duke përfshirë në projekt edhe parkimet në bulevard e një rikonceptim ndryshe sa i përket shërbimit urban në Vlorë. Por pavarësisht kësaj , pushuesit do ta gjejnë sërish Vlorën një kantier ndërtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat