Dy persona janë zhdukur gjatë dy ditëve të fundit në Vlorë, ndërsa sot ekipet e shpëtimit kanë gjetur një varkë, brenda të cilës ishte edhe një letër.
“Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Nënë Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllakat e fundit të banjos”,- shkruhet në letrën e gjetur në varkën që kishte dalë nga dallgët në breg.
Më parë, në Vlorë ishte zhdukur edhe një tjetër i ri me një motor uji, i cili gjithashtu po kërkohet.