Paralajmërohet “apokalips”, qyteti shqiptar që po vuan nga stuhitë. Bien sende të forta nga lartësitë. Ka të plagosur - Bota Sot
Paralajmërohet “apokalips”, qyteti shqiptar që po vuan nga stuhitë. Bien sende të forta nga lartësitë. Ka të plagosur

Vlora

E shtunë, 18 gusht 2018

Paralajmërohet “apokalips”, qyteti shqiptar që po vuan nga stuhitë. Bien sende të forta nga lartësitë. Ka të plagosur

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:09
Vlora, deti

Kryetari i Bashkisë së Vlorë, Dritan Leli i ka bere thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet për shkak të kohës së përkeqësuar dhe erës së fortë. Po ashtu këshillohen drejtuesit e automjeteve të parkojnë në vende të sigurta. Bashkia dhe punonjësit e saj në gatishmëri të plotë.

Bashkia Vlore
Njoftim !

Sipas meteorologëve parshikohen shira dhe erëra të forta

Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë 

Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme.  [?]  Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shum te forta.

Sakaq nje person ka mbetur i demtuar.

Njoftimi i policise

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test