Vaj kanabisi dhe pluhur çokollate janë gjetur në një shtëpi dhe kantinë në Vlorë.
Në sajë të bashkëpunimit polici-prokurori është ushtruar kontroll në shtëpinë e Shahin Zanaj, banues në lagjen “24 maji” në Vlorë.
Kontroll u ushtrua dhe në aktivitetin privat të Zanajt, një bar-restorant në Radhimë, por nuk u gjet asgjë e kundraligjshme.
Prokuroria thotë se sasia e gjetur është e konsiderueshme, por nuk është peshuar nga grupi hetimor ende.