Burri vdes në spitalin e Vlorës, denoncon e shoqja: Ma vranë mjekët!

Vlora

Burri vdes në spitalin e Vlorës, denoncon e shoqja: Ma vranë mjekët!

Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:55
Spitali i Vlorës

Prokuroria e Vlorës po heton rreth vdekjes së një 66-vjeçari në spitalin Rajonal këtë të premte, pas kallëzimit në polici të bashkëshortes së viktimës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë: E.R. ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë duke pretenduar se më datë 18 Janar, bashkëshorti i saj V.C., 66 vjeç, ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarrë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat