Shmanget tragjedia në Vlorë, i sëmuri mendor...

Vlora

Shmanget tragjedia në Vlorë, i sëmuri mendor...

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Një tragjedi është shmangur në qytetin e Vlorës.

Një burrë 56-vjeçar, i cili njihej nga komuniteti me probleme të shëndetit mendor, ka tentuar të vrasë një 12-vjeçar, djalin me inicialet F.K.

I sëmuri mendor me inicialet A.L banues në fshatin Kaninë të Vlorës, ka goditur me sende të forta 12-vjeçarin, në lagjen “28 Nëntori”. Djali fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës të marrë në spitalin Rajonal të Vlorës. 

Pas ngjarjes së rëndë, 56-vjeçari është dërguar për mjekim të detyruar në spitalin psikiatrik të Vlorës. 

Ky rast fatmirësisht kaloi me kaq, por të shumta kanë qenë ngjarjet tragjike ku persona të njohur në shoqëri me probleme mendore kanë bërë vepra penale, e deri në vrasje, ndërsa thuajse në asnjë rast ata nuk kanë qenë me kartelë, të shtruar në spitale psikiatrike. Kjo ka ngritur vazhdimisht shqetësim, se sa në kontroll duhet të jenë këta persona, dhe sigurisht që roli kryesor këtu mbetet i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat