Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

Vlora

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Policia e Vlorës, bën me dije se në pranga është vënë një 25-vjeçar pasi akuzohet për plagosje me thikë.

Siç bëhet e ditur, i arrestuar është  Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Policia sqaron se 25-vjeçari në afërsi të një lokal-bar në lagjen ''Pavarësia'' është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me K.I., dhe I.I.,  ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet Antonio.V., dhe shtetasi K.I..

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat