Vlora në ‘shtetrrethim’, tri pikat e kontrollit të policisë. Aksion për emrat e përgjimeve

Vlora

Vlora në ‘shtetrrethim’, tri pikat e kontrollit të policisë. Aksion për emrat e përgjimeve

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:30
Ilustrim

Pas kapjes se 10 tone droge ne vilen e mikut te Habilajt, policia eshte hedhur ne aksion ne Vlore. Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Delta Force janë në krye të operacionit, me mbështetjen e një numri të vogël efektivësh të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

“BalkanWeb” raporton se kanë nisur kërkimet për të kapur personat përgjegjës për sasinë e madhe të drogës që u kap gjatë natës. Mesohet se Delta Force kishte vendosur 3 pika kontrolli vetëm në fshat.

E para në hyrje të varrezave. Nga ku kalonte rruga për në shtëpinë e Armando Koçerit, nga efektivë civilë; e dyta në një banesë 1 km larg në vijë ajrore nga vila ku u gjet droga dhe pika e tretë ka qenë në hyrje të vilës, ku nuk lejohej të afroheshe.

Operacioni dhe kërkimet në zonë kanë zgjatur për rreth 5 orë. Ndërsa sot po ushtrohen kontrolle në banesat e gjithë personave të përmendur dhe të dalë në përgjimin e autoriteteve italiane.

Kontrolle edhe ne Sarande 

Delta Force po kryen prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se policia është futur tek një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.

Klubi i natës që po kontrollohet në këto momente është në bulevardin e qytetit. Janë dy furgona, një fuoristradë dhe një automjet i forcave speciale Delta.

Operacioni ka nisur rreth orës 21.00 me kontrolle ne rrugët e lagjes nr.4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat