Pasditen e djeshme një çift zviceran u deklaruan të humbur teksa po lundronin me një varkë të vogël në ujërat tona në afërsi të Borshit.
Sot në mëngjes ministria e Mbrojtjes informon se është gjetur burri Peter Kaser dhe ndodhet në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ndërsa vijojnë kërkimet për bashkëshorten e tij Vera Kaser.
Anijet e forces detare dhe nje helikopter i forces ajrore po marrin pjese ne operacionin e kerkim shpëtimit.