OSHEE denoncon 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë

Vlora

OSHEE denoncon 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:23
Ilustrim

OSHEE në qytetin e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se ka denoncuar në polici 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë të cilëve u ishte ndërprerë energjia pasi nuk kishin kryer pagesat në kohen e duhur.

Këto denoncime njofton OSHEE janë bërë pasi rilidhja e energjisë elektrike në një moment që OSHEE e ka ndërprerë pasi nuk janë paguar detyrimet nga klienti përbënë vepër penale dhe ndëshkohet nga ligji.

Duke i bërë thirrje të gjithë abonentëve të mos e bëjnë një gjë të tillë pasi do të ndëshkohen, OSHEE vazhdon kontrollet në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat