“Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar”

Vlora

“Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar”

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 23:36
Vlore

Sot u shënuan dy ngjarje të trishta në qytetin e Vlorës teksa katër të rinj humbën jetën në det.

Në lidhje me këto ngjarje reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai e cilëson një ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar, ndërsa shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar!

Te dashur miq, sot eshte nje dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar. Ne bregdetin e Vlores, Zvernec dhe Uji i Ftohte kane humbur jeten ne uje kater pushues; nje djale 14 vjeçar ne Uje te Ftohte dhe ne Zvernec, dy vajza nga Vlora dhe nje djale shqiptar nga Maqedonia, qe flijoi jeten ne perpjekje per shpetimin e tyre.

Me kete rast, le tu shprehim te dashur miq, ngushellimet me te sinqerta familjeve te te ndjereve dhe te lutemi qe shpirti i tyre te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat