Kryeprokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla mësohet se ka mbërritur në Vlorë për të mbikëqyrur nga afër gjithë procesin zgjedhor që po ndodh sot si dhe për tu njohur me rastet e incidenteve që kanë ndodhur në këtë qark.
Më herët kreu i akuzës në vend ishte në Elbasan, Lezhë dhe Shkodër ku u takua me prokuroret e rretheve.