“Gropa e ferrit” ndodhet në Vlorë, do t’ju përpijë të gjithëve dita ditës

Vlora

“Gropa e ferrit” ndodhet në Vlorë, do t’ju përpijë të gjithëve dita ditës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:29
Gropa në Vlorë

Veç detit, qyteti i Vlorës ka edhe atraksione të tjera turistike. E tillë është edhe teqja që ndodhet në kodrën përballë xhamisë në qendër të qytetit. Vendi i quajtur Kuzum Baba është një ndër vendet më të vizituara gjatë gjithë vitit.

Për të shkuar deri në majë të kodrës janë disa rrugë, por më e përdorura nga të rinjtë veçanërisht, është nëpërmjet shkallëve që ndodhen në qendër të qytetit. Kjo rrugë është disa vjeçare por me sa duket, kryetari i bashkisë së Vlorës e ka harruar tërësisht, siç ka harruar gjithë qytetin.

Në këtë rrugë është krijuar “gropa e ferrit”, e cila është me të vërtetë e frikshme dhe krijon probleme në kalimin e qytetarëve në këtë rrugë. Në fakt, ata që e bëjnë çdo ditë rrugën pranë gropës së ferrit nuk janë vetëm vizitorët e ndryshëm të Kuzum Babasë, por edhe banorët e kësaj kodre, të cilët kanë shtëpitë e tyre aty.

Ka fëmijë të vegjël që ju duhet të shkojnë në shkollë çdo mëngjes dhe që bëjnë akrobaci në këtë gropë, por Dritan Lelit kjo gjë nuk i intereson e rrezik as nuk e di se ekziston për  aq kohë sa këpucët e këmbët e tij i ka të siguruara në udhëtimet jashtë e brenda shtetit. Bravo të qoftë Dritan Leli! Shkatërroje Vlorën sa më shumë të kesh mundësi!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat