Rama prezanton zgjerimin e rrugës në Vlorë, thotë se ua nxiu jetën pushuesve

Vlora

Rama prezanton zgjerimin e rrugës në Vlorë, thotë se ua nxiu jetën pushuesve

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 13:26
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij nën Facebokk ka njoftuar se kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës “Dhimitër Konomi” në Vlorë.

“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës Dhimitër Konomi, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat